Një tërmet me magnitudë paraprake 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00:17 të kësaj të diele.
Sipas të dhënave të EMSC, epiqendra e lëkundjeve ishte 11 kilometra nga Lushnja dhe 26 kilometra nga Elbasani.
Tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera, si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.
Pak minuta më pas, në orën 00:23 u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 3 të shkallës Rihter.