Lëkundje tërmeti janë regjistruar mesnatën e sotme në Durrës.
Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me epiqendër në Detin Adriatik.
Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Ndërsa tërmeti i dytë ka qenë me magnitudë 3.4.
Nga lëkundjet sizmike nuk ka pasur raportime për dëme.