Tërnava pret Delawien, e njofton me punën e BIK’ut në luftën ndaj ekstremizmit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur ​sot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie.

Në takim, Myftiu Tërnava ka falënderuar qeverinë dhe popullin amerikan për mbështetje të vazhdueshme të popullit të Kosovës. Myftiu Tërnava ambasadorit amerikan i ka dhënë një pasqyrë të shkurtër për BIK’un, skemën organizative, infrastrukturën e saj, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet, e posaçërisht në angazhimin e BIK’ut në luftimin e indoktrinimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, transmeton Gazeta Express.

“Prioritet yni është mirëqenia e popullit, toleranca fetare dhe bashkëjetesa në mes feve dhe etnive. Jemi thellësisht të interesuar të zhvillojmë bashkëpunimin me ju në programe të ndryshme, sidomos në ato të këmbimit të përvojave”, ka thënë Myftiu Tërnava./Gazeta Express/

Leave a Reply