Rusia ka sulmuar sërish Ukrainën gjatë natës, duke përdorur tetë raketa dhe 87 dronë.
Kjo ka shkaktuar dëme në pesë rajone të ndryshme të vendit, sipas forca ajrore ukrainase.
Mediat e huaja mësojnë se në njësitë e mbrojtjes ajrore arritën të rrëzojnë 33 dronë rusë, ndërkohë që 36 dronë të tjerë u neutralizuan përmes përdorimit të teknologjisë të luftës elektronike.
Dëmet më të mëdha janë regjistruar në pesë rajone të ndryshme të Ukrainës, duke përfshirë ato në jug, veri-lindje dhe lindje të vendit.