Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, për një hetim ndërkombëtar për rastin e grupit “Kumanova”.
Një hetim ndërkombëtar, sipas Presidentit Thaçi, do ta ndriçonte të vërtetën e plotë, mbi të cilën do të vendoste drejtësia, thuhet në një njoftim të Presidencës.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit të “Grupit të Kumanovës” nga një Gjykatë në Shkup, në mesin e të cilëve kishte edhe 19 kosovarë, ka kërkuar që të bëhet zbardhja e plotë e rastit.
Haradinaj nuk e ka përjashtuar një hetim ndërkombëtar për zbardhjen e gjithë të vërtetës. Madje, kreu i ekzekutivit ka thirrur për sqarim edhe ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë.