Thaçi përshëndet Haradinajn në Prekaz, por ai s’ia kthen (Foto)

Presidenti në ardhje Hashim Thaçi është takuar me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Prekaz.

Thaçi ka përshëndetur të gjithë përfaqësuesit e AAK-së, të cilët dilnin nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, por njëjtë nuk ia ktheu edhe Haradinaj, raporton KP.

I pari që erdhi në Prekaz ishte Haradinaj me përfaqësues të tjerë të AAK-së, të cilët bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Pas tyre erdhi Thaçi, i cili përshëndeti përfaqësuesit e AAK-së, ku ishte edhe Haradinaj, por ky i fundit nuk e përshëndeti.

Leave a Reply