Zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për një televizion Kosovar ka konfirmuar se do të kandidojë vitin e ardhshëm për president të Kosovës.
“Do të jem president vendi, ashtu siç e parasheh marrëveshja mes koalicionit PDK-LDK. Secili që ka 30 nënshkrime mund të kandidojë”, ka thënë Thaçi.
Ai u shpreh se vlerëson punën e Presidentes Jahjaga, ndërsa ka shtuar se nëse ajo dëshiron mund të rikandidojë.