“The Guardian”: Evropa e ka humbur busullën e moralit

Evropa është kritikuar për humbjen e busullës së saj morale për shkak të qëndrimit ndaj refugjatëve.

The Guardian”, një nga gazetat rrënjësore të Britanisë, botoi një artikull, ku kritikon qëndrimin e Evropës ndaj azilkërkuesve dhe masat e marra ndaj tyre.

Evropën gazeta britanike e përshkruan si “një kontinent që ka humbur busullën e tij morale”.

“Qasja gjithnjë e më brutale ndaj migrimit të parregullt tradhton frymën e Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të 1951 për refugjatët”, shkruan “The Guardian”.

Deri më tani këtë vit, rreth 1.000 emigrantë kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun, katër herë më shumë se numri i vdekjeve për të njëjtën periudhë në vitin 2020, sjell në kujtesë gazeta dhe tërheq vëmendjen se po bëhen përpjekje për t’i dekurajuar dhe penguar emigrantët përmes një strategjie mizorie.

“The Guardian” gjithashtu kritikon ashpër politikën e Greqisë për migracionin, dhe rikujton se ky vend ka vendosur topa shurdhues në kufirin turk për të përzënë emigrantët.

Gazeta shkruan se nga Greqia dhe gjetkë kanë ardhur shumë deklarata lidhur me dëbimin e azilkërkuese pa i marrë aspak në konsideratë kërkesat e refugjatëve për azil, ndërsa nënvizon se kthime të tilla janë kundër konventës së OKB-së të vitit 1951 (për refugjatët).

Në Evropën Veriore, qeveria e Danimarkës ka miratuar një ligj që lejon azilkërkuesit të zhvendosen mijëra kilometra larg dhe kërkesat e tyre të procedohen në një vend të tretë, thotë “The Guardian”.

Në artikullin e saj gazeta thekson se qeveria socialdemokrate në Danimarkë po përpiqet të kthejë me dhunë qindra refugjatë në Siri, dhe bën këtë vlerësim: “Në mënyrë të pashmangshme, joetike, Evropa po bie në një strategji mizore të “fortesës” të bazuar në forcën brutale dhe parandalimin. Megjithatë refugjatët përbëjnë vetëm 0,6% të popullsisë së BE-së. Një qasje humane ndaj një problemi kompleks do të ishte e mundur me një udhëheqje efektive dhe frymë solidariteti midis vendeve anëtare të Unionit”.

Leave a Reply