Pas ndërprerjes për pak minuta nga lëkundjet e fundit të tërmetit me magnitude 5.6 ballë në vendin tonë kanë vijuar sërish operacionet e kërkim-shpëtimit, për gjetjen dhe nxjerrjen e personave që kanë mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit.
Sipas policisë bëhet me dije se në operacion po marrin pjesë Renea, FNSH, forcat e ushtrisë, zjarrëfikëset, emergjencat civile dhe ekipet e shpëtimit të ardhura nga gjithë rajoni.
Ndërkohë, punonjësit e FNSH-së dhe të Policisë së Krujës janë të angazhuar në ndihmë të ekipeve të emergjencave, në qendrën ku janë ngritur çadrat.