Tjetër natë dhune në Paris për reformën e pensioneve

Macron përballet me dy mocione mosbesimi

Sheshi Konkord i Parisit ishte për të dytë natë radhazi arenë dhune dhe përleshjesh mes policisë dhe mijëra protestuesve që kundërshtojnë miratimin nga qeveria, pa votim në parlament të rritjes me dy vite të moshës së pensionit.

Gurëve dhe sendeve të forta të hedhura nga protesutesit, policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, por edhe me shkopinj gome dhe dhunë të ashpër, siç duket edhe në këtë filmim.

Policia shoqëroi me dhjetëra protestues të dhunshëm. Manifestuesit hapën vatra zjarri në shesh ku dogjën fotografinë e presidentit Makron.

Presidenti francez do të përballet javën e ardhshme me dy mocione mosbesimi në parlament, njëri nga deputetët e ekstremit të majtë dhe një tjetër nga nacionalistët e Marinë Le Penit, që mund të çojnë në shkarkimin e tij.

Deputetët kundërshtarë të reformës së pensioneve e konsiderojnë si anti-kushtetuese, miratimin e saj nga qeveria dhe pa votim në.

Leave a Reply