Zyrtarët e doganave në Hamburg të Gjermanisë kanë gjetur 1.5 ton drogë, të llojit kokainë, në një anije me kontejnerë, që kishte mbërritur nga Brazili.
Njoftimi bëhet i ditur, vetëm disa ditë pasi policia gjermane sekuestroi në portin e Hamburgut 4.5 ton kokainë në vlerë 1 miliardë euro.
Zyra doganore e Hamburgut ka thënë të mërkurën, se dërgesa e re u gjet javën e kaluar, dhe ishte ngarkuar në Rio Grande të Brazilit.
Destinacioni i anijës ishte porti i Antwerpit në Belgjikë.
Në njoftim bëhet e ditur se 1.575 pako kokainë, ishin fshehur në 64 çanta sportive.
Vlera e kësaj sasie të drogës konsiderohet të jetë rreth 350 milion euro./REL