Tjetër provim në Akademinë e Sigurisë, do përzgjidhen njerëzit që do të luftojnë grupet kriminale

Rreth 200 specialistë hetimi krimesh nga drejtoritë e policive në 12 qarqet e vendit kanë aplikuar për t’iu bashkuar operacionit “forca e ligjit ”.

Ata do të konkurrojnë për 50 pozicione vakante në task forcat rajonale dhe atë qendrore që do të ngrihen me synimin e goditjes së grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se disa hetuesve u është refuzuar pjesëmarrja në konkurs për shkak të problemeve me masat disiplinore apo mungesë së certifikatës së sigurisë pasi me atashimin në task-forcat kundër krimit ata do të njihen me informacione të klasifikuara dhe tepër sekret.

Ndërkohë zyrat qendrore të “forcës së ligjit” do të ngrihen në ish-godinën e ministrisë së shëndetësisë përbri drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit. Në këtë godinë do të atashohen edhe 7 hetuesit e huaj që do të asistojnë operacionin e shumë përfolur, mes tyre dhe një hetues i FBI-së amerikane.

Që prej lançimit në fillim të nëntorit të kaluar policia ka realizuar 2 operacione që sipas saj janë pjesë e forcës së ligjit ndërsa nga analiza paraprake rezultojnë se në vend operojnë rreth 40 grupe kriminale.

Leave a Reply