Tjetër uragan shkatërrues

“Iota” ka fuqi 120 km/h dhe pritët të godas në Honduras dhe Nikaragua

Amerika Qendrore pritet të goditet nga një tjetër uragan i fuqishëm. Autoritetet kanë ndërmarrë një operacion për evakuimin e njërëzve në Honduras dhe në Nikaragua.

Meteorologët janë shprehur se stuhia tropikale Iota pritet që të përfshijë këto dy vende të dielën. Ata kanë paralajmëruar për erëra 120 km/h, shi të rrëmbyeshëm dhe ngritje të niveleve të detit.

Rajoni ende nuk e ka marrë veten nga uragani Eta nga ku humbën jetën 200 persona në fillim këtë këtij muaji dhe shkaktoi dëme të pallogaritshme materiale.

Zona e goditur më keq ishte rajoni qendror i Guatemalës Alta Verapaz, ku rrëshqitjet e dheut shkatërruan dhjetëra shtëpi në fshatin Quejá. Të paktën 50 persona humbën jetën në këtë vend.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së paralajmëroi se Kosta Rika, Panamaja, Beliza, El Salvadori dhe Kolumbia do të preken gjatë orëve në vijim nga uragani Lota.

Në këtë vende parashikohen përmbytje të shumta dhe dalje të lumenjve nga shtrati. Autoritetet e Hondurasit urdhëruan evakuimin e njerëzve në zonën e San Pedro Sula. Zyrtarët u kanë bërë thirrje njerëzve që të pranojnë evakuimin.

Iota do të jetë stuhia e 30-të këtë vit që prek Amerikën Qendrore, Karaibet dhe juglindjen e SHBA. Amerika Qendrore është një nga rajonet ku ndihet më shumë ndryshimi i klimës. Ai edhe më herët është goditur nga përmbytjet katastrofike dhe thatësira ekstreme.

Leave a Reply