Top Talk, Ngjela: Si prokuror do vija nën akuzë Metën, Berishën Ramën e Bashën për viktimat e tërmetit

I ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë avokati Spartak Ngjela dhe u bisedua për viktimat e tërmetit, teksa i pyetur se kë akuzonte për këtë rast ai u përgjigj:

Kontrolli i shtetit, fajtori kryesor është shteti. E ka bërë nga paaftësia? Apo nga Korrupsioni, kjo është çështje hetimi. Por unë them që e ka bërë për çështje korrupsioni.

E patë se si ra një hotel? Ishte pa leje, si mund të ndërtosh ti hotel pa leje pa e ditur shteti.

Meksi me VKM kishte ndaluar ndërtimet në plazhe 170 metra larg. I pari që e ka prishur këtë ka qenë Meta.

 Me drejtimin e politikës amerikane na kanë bërë një legjislacion, anti-korrupsion i gjithi kundër katër vetave.

Që janë: Berisha, Rama, Meta dhe Basha.

Këta janë të akuzuarit dhe këta filluan që nuk pranonin.

Top Channel

Leave a Reply