“Panzerhaubitze 2000” mund të përmbysë arritjet e rusëve
Ky top gjerman mund të përmbysë arritjet e deritanishme të ushtrisë ruse në Ukrainë. Është fjala për atë që gjermanët e quajnë “Pancerhaubice 2000” ose topi i blinduar, që hyn tek kategoria e artilerisë më të sofistikuar, ndër më të fuqishmet në botë që është në veprim prej vitit 1996.
Media gjermane Bild, duke iu referuar ambasadorit ukrainas Andrij Melnik shkruan se qeveria gjermane pritet të dërgojë brenda 22 Qershorit, 7 topa të modelit Pancerhaubice 2000 në Ukrainë. Berlini ende nuk e ka konfirmuar dërgimin e këtyre topave, megjithatë zyrtarët e qeverisë gjermane nuk e kanë përjashtuar mundësinë se së shpejti do të dërgojnë artileri të rëndë me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, duke ndjekur hapat e amerikanëve.
E veçanta e Panzerhaubicer 2000 është se hedh 3 predha në çdo 10 sekonda dhe jo më shumë se 10 në 1 minutë. Topi ka një rreze veprimi deri në 67 kilometra, kryen vetë procesin e ngarkimit të predhave dhe krijon mbrojtje ndaj ushtarëve që ndodhen pranë tij, në dallim nga topat e zakonshëm. Falë zinxhirëve zhvendoset deri në 420 kilometra.