Skuthëria e Shaqir Fetait

Shaqir Fetai në këtë vend është, për momentin, njeriu më i dëmshëm i shoqërisë shqiptare dhe myslimane; njeriu që shtyhet dhe përkrahet nga elementët antikombëtare e antifetare. Askush nuk e do, ndërsa manipulon me “respektin” e secilit që ia mësynë për ta njohur nga afër këtë skuth

Shkruan Vahid Ibrahimi

Nuk ka njeri që tashmë nuk e di se kush është Shaqir Fetai! Ky farë abdlli veten e imponon si “reis” ndërsa të gjithë e dinë se është e keqja katastrofale e fesë dhe e çështjeve kombëtare në vendin tonë! Edhe vetë ai e ka parasysh këtë fakt, prandaj, sa herë që del në foto para njerëzve të rëndsishëm, krekoset si injrant duke përçuar mesazhin: “sa keni qejf të fotografoheni me mua”!
Shaqir Fetai tashmë është dëshmuar (nga halli) edhe si tip imponues (spiunët edhe të hanë shkop b… janë të detyruar të durojnë e të mbledhin informacion), si tipa që mbledhin njerëz në rrugë për t’u fotografuar e për t’u dëshmuar si “lider” i grupit, ndonëse ai grup mund të jetë tërësisht huligan!
Shaqir Fetai nuk mbanë llogari për asnjë personalitet, nuk mbanë llogari për peshën historike të asnjë figure, nuk i intereson karriera e askujt! Shaqir Fetai e ka obligim që të futet gjithkund ku i thonë, të fotografohet me të gjithë ata me të cilët i thonë të bëjë foto, sepse do t’ju duhen për sabotazh (të fotografohesh me një spiun është katastrofë)!
Shaqir Fetait nuk i intereson personaliteti dhe dinjiteti i askujt, ai e di që është njollë e madhe, ndaj duhet t’iu ngjitet të gjithëve që t’i njollosë sa më shumë!
Një karakter i këtillë, a mund të jetë besimtar së pari dhe, pastaj, a mund të jetë “prijës” i besimarëve! Një karakteri i tillë i cili që nga shtrati kur të ngritet planifikon se kë ta marrë më qafë, ç’vrepim të bëjë që do ta plotësojë katërcipërisht vetëm interesin e vet, çfarë dëmi të shkaktojë që të mbahet në mend, kë ta njollosë, kujt t’ia nxijë karrierën!
Shaqir Fetai e di fare mirë se kush është në të vërtetë, e di fare mirë se sa i ndytë që është, e di fare mirë se si e keqpërdorë islamin për të realizuar interesa të huaja, e di fare mirë se sa është i poshtër dhe, megjithatë, të tjerëve ua do respektin, ua kërkon bashkëpunimin, ua nënvizon “pritjen vëllazërore në ambient të ngrohtë”, ua kërkon pozimin për fotografim, ua do njollosjen e CV-së, sepse e di se të fotografohesh me këtë farë abdalli nuk është kurrfarë “kujtimi” përveçse njollosje e biografisë.
Pra, ky nuk mban llogari për asnjë personalitet kombëtar, atëherë, pse të mbahet llogari për këtë skuth! Ky duhet të injorohet, të bllokohet dhe të anashkalohet gjithnjë e më shumë! Sepse, është i rrezikshëm, ka dëshmuar se ka afinitete dhe skuthëri për të shkaktuar skandale, e ka obligim për t’i njollosur të gjithë personalitetet kombëtare (jo rastësisht ia çoi njerëzit e Putinit kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit)!
Për momentin, në ofensivë janë të gjithë ish-udbashët, oficerët dhe bashkëpunëtorët e UDB-së serbe. Megjithatë, “gjallëria” e tyre nuk do të jetë më e gjatë se e bishtit të këputur të zhapinit!

 

Leave a Reply