Fabrika kimike në Severodonetsk goditet nga bombardimet ruse

Bombardimet ruse kanë shkaktuar një zjarr të madh në një fabrikë kimike në qytetin Severodonetsk të Ukrainës. Qindra civilë thuhet se janë strehuar në uzinë.

Severodonetsk është bërë pika qendrore e përpjekjeve të Rusisë për të avancuar në Ukrainën lindore.

Përpjekja e Rusisë për të pushtuar qytetet e mëdha, përfshirë kryeqytetin Kiev, dështoi ndërsa tani po përpiqet të pushtojë rajonet e Luhanskut dhe Donetsk – një zonë e gjerë kryesisht industriale e njohur kolektivisht si Donbas.

Marrja e Severodonetsk dhe qytetin Lysychansk do ta afronte Rusinë më afër qëllimit të saj, pasi do t’i jepte kontroll mbi Luhansk.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 800 civilë janë fshehur në strehimoret nëntokësore të bombave në uzinën e Azot.

Ukraina ka kërkuar më shumë armë nga aleatët e saj, duke paralajmëruar se Rusia ka të paktën 10 herë më shumë artileri.

Leave a Reply