Tornado shkatërron gjithçka që i del përpara në këtë qytet, raportohet për të lënduar (PAMJET)

Raportohet se një tornado ka goditur qytetin turk Çesme në bregun e detit Egje. Si pasojë bëhet me dije  se janë lënduar të paktën 16 persona dhe janë shkaktuar shumë dëme materiale.

Tornado, mësohet se ka kaluar përmes qytetit Çesme, e cila gjendet rreth 90 kilometra në perëndim të Izmirit.

Mediat turke, raportojnë se si rezultat i erërave të fuqishme janë shkulur pemët, shembur tarracat e shtëpive dhe dëmtuar dhjetëra makina.

“Çesme është parajsa në tokë, ka pësuar një tmerr gjatë natës së mbrëmshme”, është shprehur kryetari i këtij qytetit Ekrem Oran.

https://www.youtube.com/embed/uifMUUVCkVQYOU

Leave a Reply