Libri në vete ngërthen një mori shkrimesh, analizash e komentesh, intervistash e deklaratash, të cilat mëtojnë të hedhin dritë mbi tërë lojën politike të cilën e drejtoi ish-myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetai, me qëllim të partizimit dhe të politizimit të të vetmit institucion islam të myslimanëve të RMV-së.
Mbi 200 shkrime të llojeve të ndryshme, në rreth 500 faqe, hedhin dritë mbi të gjitha lojërat që u luajtën mbi kurriz të BFI-së me qëllim të shkatërrimit të këtij Institucioni, mbi 200 zbardhje të lojërave të nëndheshme që u luajtën në dëm të myslimanëve të vendit e në interes të shërbimeve të huaja dhe pushtetit.
Libri në fjalë do të ngelë si një fakt që do t’i rezistojë kohërave të ndryshme për të dëshmuar mbi një kohë dhe mbi aktorët që nga shërbimet e diskutueshme morën rol të shkatërrimit të institucionit islam gjashtëqindvjeçar të këtij nënqielli.
Të gjithë ata që do të shpehin interesim për ta pasur këtë botim në bibliotekat e tyre, le të na shkruajnë në inbox të 1KlikLarg me qëllim që të dimë se sa dhe kujt t’ia sjellim ekzemplarët e kërkuar, pa harruar se librin e keni edhe në versionin elektronik, dhe mund ta downaldoni vetëm përmes një klikimi mbi linkun:
TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE