UNICEF: 300 000 fëmijë të zhvendosur nga Afganistani

Organizata humanitare për mbrojtjen e fëmijëve, UNICEF, vlerëson se 300 000 fëmijë janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre, pas mbërritjes së talebanëve dhe nxitimit për të lënë vendin.

“Ne nuk mund t’i braktisim fëmijët e Afganistanit në kohë nevoje”, tha drejtori rajonal i UNICEF-it, George Laryea-Adjei. “Ata po luftojnë me shqetësimet dhe frikën: shumë kanë parë skena që një fëmijë nuk duhet t’i shohë kurrë”, shtoi ai.

Një milion fëmijë nën 5 vjeç do të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë, kërcënuese për jetën. Mbi katër milionë fëmijë, përfshirë 2,2 milionë vajza, janë lënë pa shkollë.

Leave a Reply