Trafik droge drejt RMV, 3 në pranga

2 persona të tjerë shpallen në kërkim

Një rast i trafikut të kanabisit është goditur nga Policia e Korçës dhe Prokuroria e Pogradecit. Forcat e rendit kanë marrë informacione se një sasi droge do të kalonte në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet zonës së Linit.

Aty është konstatuar një makinë brenda së cilës ndodheshin një 28-vjeçare nga Tirana si dhe 2 të rinj nga Kruja, 17 dhe 32 vjeç. Nga kontrolli në makinën e tyre u gjet 58 kilogramë kanabis i paketuar.

28-vjeçarja nga Tirana është identifikuar si Erisa Fero, punonjëse e AKSHI-t. 3 të arrestuarit kishin transportuar drogën nga Tirana deri në Qafë Thanë. Kalimin për në Maqedoninë e veriut do ta bënin 2 persona nga Pogradeci të cilët janë shpallur në kërkim.

Leave a Reply