Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Italinë fqinje. Një autobus me turistë ra nga një mbikalim në Mestre të Venezia-s, duke përfunduar në shinat e trenit e më pas shpërtheu në flakë.
Sipas asaj që shkruan La Repubblica zyrtarisht raportohet për të paktën 21 të vdekur, mes të cilëve 2 fëmijë dhe një adoleshent. Të plagosurit deri më tani janë 18.
Bëhet fjalë për një autobus që transportonte turistë për kampingun Jolly di Marghera, i cili ra nga rreth 10 metra lartësi. Ngjarja rëndë ndodhi rreth orës 19:30 minuta.
Në rrethana ende të paqarta, mjeti u përplas me barrierat mbrojtëse të mbikalimit dhe përfundoi poshtë mes një magazine dhe shinave të trenit duke shpërthyer në flakë. Disa prej viktimave raportohet se vdiqën të karbonizuar.