Tre të vdekur në Spanjën lindore nga festivali i vrapimit të demave

Ata të gjithë kishin marrë pjesë në festivalin tradicional (të vrapimit me dema) të rajonit të Valencias, kur demat lëshohen nëpër qytete, dhe shpesh njerëzit vrapojnë përpara tyre.

Grupet e të drejtave të kafshëve janë ankuar prej kohësh për rreziqet që paraqesin ndaj publikut ashtu edhe ndaj kafshëve, raporton BBC.

Ata thonë se 20 njerëz kanë vdekur në rajon në tetë vjetët e fundit.

Të tre burrat që vdiqën ishin lënduar rëndë gjatë dy javëve të fundit.

Në një nga incidentet, në Picassent, në jug të qytetit të Valencias, një burrë 56-vjeçar, i cili kishte qëndruar pas një blloku në mes të rrugës, u hodh në ajër nga demi dhe pësoi një dëmtim traumatik në tru. Ai vdiq të martën në spitalin e Valencias, nëntë ditë pas ngjarjes.

Një burrë, 50-vjeçar, gjithashtu vdiq në spital pasi mushkëria e tij u shpua nga një dem në Meliana, në veri të Valencias.

Siç bëhet e ditur një vizitor francez 64-vjeçar vdiq të hënën nga plagët që pësoi në Pedreguer, më poshtë bregdetit.

Leave a Reply