Trefishohet numri i sulmeve ndaj gazetarëve

Që nga fillimi i vitit janë shënuar 14 sulme dhe kërcënime të ashpra ndaj gazetarëve, ndërsa më shumë se gjysma e tyre i janë drejtuar gazetareve. Kjo përqindje është rritur rreth trefish më shumë se vitin e kaluar, gjegjësisht në 2019 kishte vetëm 4 sulme. Kështu qëndron në statistikat e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, të cilat i shpalosi për mediat kryetari i saj Mlladen Çadikovski. Ai kërkon nga Ministria e Drejtësisë që të bëjë ndryshime në Ligjin për Kodin Penal, ku me ndryshimet ligjore, zgjerohet kompetenca e prokurorisë për të vepruar në bazë të autorizimit zyrtarë për vepra penale që kanë të bëjnë me sulmet ndaj gazetarëve dhe po ashtu kërkoi që të rriten gjobat për sulmuesit.

Çadikovski u dërgoi porosi partive politike që të lejojnë gazetarët të bëjnë punën e trye, ndërsa nga Prokuroria kërkon që lëndët për sulmet e gazetarëve të procesohen shumë shpejtë.

Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së

“Porosinë e parë e drejtojmë drejtë opinionit dhe partive politike se gazetarët profesional nuk guxojnë dhe nuk duhet të sulmohen për shkak se e kryejnë profesionin e tyre. Porosia e dytë është drejtë Prokurorisë Themelore Publike që sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve duhet të procesohen urgjentisht, në këtë mënyrë do të kontribohet në mbrojtjen e demokracisë në vend”.

Kryetari i SHGM-së i bëri thirrje MPB-së që të angazhohet më shumë në sanksionimin e kryerësve të sulmeve dhe në rastet më serioze të kërkoj nga prokuroria të ngrej padi dhe procedura penale pasi kërcënimi dhe sulmi ndaj gazetarëve siç tha është i palejueshëm për një vend pretendent për antarsim në BE.

Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së

“Është me rëndësi të theksohet se mos dënimi çon në vetëcenzurë dhe kufizon hapësirën për media të lira dhe e privon opinionin nga e drejta për të qenë të informuar. Këtë vit sulmet ndaj gazetarëve janë rritur për trefish osë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Edhe pse sulmet fizike janë ulur, megjithatë shqetëson fakti se sa më shumë kërcënime për jetë ndaj gazetarëve, vërehen në rrjete sociale”.

Krijimi i kushteve të sigurta për punën e gazetarëve dhe punonjësve mediatik notohet rregullisht në raportin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në raportet e Komisionit Evropian. Qeveria thonë nga SHGM, duhet ta marrë parasysh më seriozisht këtë çështje dhe ti inkurajoj institucionet e tanguara, jo vetëm që t’i zgjidhin problemet e sulmeve të gazetarëve por edhe t’i parandalojnë ato në të ardhmen.

Leave a Reply