Thonë që, të merresh me demagogun është si të merresh me gjysëm budallain, prandaj na qenka mëkat t’i replikoshë atij. Dakord, mos u merr me budallain, ama gjysmës tjetër duhet t’ia tregohet vendi! Demagogu është po aq i keq dhe i ligë sa abdalli. Prandaj, është vepër prej atyreve të pëlqyera që demagogu “të goditet me tullë” dhe të dëbohet miliona kilometra larg komunitetit. Sepse, është i dëmshëm, është i ligë, është pandemik
Nga Sevdie Kasami
Në takimin e fundit me rastin e një synetie, është dëgjuar tek janë lavdëruar haxhuzet plaka të mëhallës me Shqir Fetain: “Si fëmijë ka pasur shumë qejf që të bëjë vula prej patatesh dhe pasi i bënte me bojë gjithë ditën vinte “vula” nëpër letra të bardhë, duke marrur pozat e atyre “eprorëve” që tej sporteleve zyreve të vendit (“mesna zajednicës”) vulosnin dokumenta zyrtar. Kishte qef që mbrapa vetes të varte nëpër “shtylla” edhe copa arnash për të cilat ai thoshte se i ka flamuj të shteteve të ndryshe. Eee, qysh atëherë shihej se do të na dalë i zoti”!
Sot, Shaqir Fetai mundohet të përmbushet me atë nevojë që e ka pasur zhig kur ka qenë fëmijë. Shumë ka qejf që demagogjitë e veta të thata t’i postojë me ndonjë fotografi ku shihet se si hedh firmën në letër, me prapavijën përplot flamuj! Tipike kjo për fëmijët me ëndërra për ta luajtur rolin e presidentit! Psikologjia e shpjegon si reaksion që del nga thellësia e zbrazëtirave shpirtërore në kohën e fëmijërisë. Prandaj, kur dikush sillet si i përhanë thonë se është “i parealizuar”, “i paplotësuar”, mu sikur Shaqir Fetai!
Shaqir Fetait dikush ia paska ngacmuar dhe shtuar inatin e magarit dhe ky, menjëherë paska raguar me një shkresurinë-paçavurë me do simbole të cilave as që ua di domethënien, as që di se ku dhe kur mund të përdoren.
Shaqir Fetai veten po e ndjeka si tren të mbushur me vlera, i cili ndalet nëpër stacione sa për të marrur vlera dhe ik menjëherë, nuk ka kohë për të vonuarit!
Cila është vlera e Shaqir Fetait kur tashmë është zbërthyer e dokumentuar si “ORAO” bashkëpunëtor i Stanko Dagoviqit, i transferuar me nofkën “Sevdalinka” te Temelko Boshkovski, te udbashi më i tmerrshëm antishqiptar i Pollogut!
Cila na qenka ajo vlerë e Shaqir Fetait kur publikisht doli dhe tha: “po, unë jam ai tradhëtar që di fort mirë t’ia ngul mikut thikën pas shpine”!
Cila qenka ajo vlerë e Shaqir Fetait, i cili, prej një abdalli klasik pranoi të instalohet si “reis” duke ua përcjellë “të falat” e shërbimeve antiislame atyreve që do të duhej të grumbulloheshin tinëz dhe t’ia venë duvakun Shaqir Fetait!
Çfarë treni me vlera na qenka Shaqir Fetai dhe që po u ndalka nëpër stacione për t’i marrë vetëm ata që na qenkan në “rrugëtim të islamit”, ndërsa kopetë (“organet”) i kanë shndërruar në kupleraj! Në Shaqir Fetain “tren” mund të futet vetëm soji i tij pa gjakë e pa yndyrë!
Për ku po ngutet Shaqir Fetai pa treguar se çarë u bëri letrave me vlerë që ishin vakëf! Ku i shpenzoi, për çka i shpenzoi? Edhe tren edhe tugjar! Edhe tren i shpejtë edhe po i del koha që ta blejë “shpejtësinë” e vet duke i korruptuar bashkëpunëtorët! Kush ia kërkoi me ngulm 400 mij euro të donuar për BFI-në ndërsa ky arriti t’ia japë vetëm rreth 10 për qind prej tyre si dhe t’ia japë për ta menaxhuar tërë një aksion fetar? Me kë u konsultua, me kë e solli këtë vendim, në çka e bazoi këtë sjellje apo, thjesht, në nevojën e tij për ta mbushur trenin me qymyrgur! Po Shaqir Fetai e ka shumë të qartë se, vetë ai është po si ai treni lodër pa bateria, i cili nuk ka nevojë as për qymyrgur e as për energji elektrike!
Ku do të ikë ky farë treni i kalbur pa treguar se si u bë që makinën prj 17 mij euro me çmim regu, ta paguaj me faturë në vlerë prej më shumë se 30 mij euro për mikun e vet rijasetxhi!
Nuk ka tren në botë, madje edhe ai tren që i bie kah Zagrebi, që nuk e ka staconin e vet të fundit si dhe që nuk e ka “hangaren” ku futet për t’u kontrolluar a është teknkisht i gatshëm për rrugëtim të ri, a duhet të riparohen apo, është në derxhen e pavlershmërisë absolute e që duhet të hidhen për skrap! Shaqir Fetai, me gjasë, shumë shpejt do të përfundojë si lëndë skrapi! Do ta mëshirojë Zoti e do ta bëjë ndryshk, sepse, një “hafëz” me të gjitha këto skandale e dreqnillëqe e të na shpërfytyrohet si “tren i shpejtë islamik”! Është një përpjekje e abdallit për t’u tallur me Zotin! Ka për të përfunduar skrap!