Në kryeqytetin Dakar, Senegal, punonjësi i guidës turistike futi dorën në kafazin e luanit me qëllim që ta përkëdhelte, pasi e kishte provokuar disa herë më parë.
Në këto pamje shihet sesi luani kyç krahun e punonjësit në nofullën e tij.
Dëgjohet në video se burri ulëret dhe vizitorët rreth tij shihen në panik.
Fatmirësisht burri gjen kurajon dhe e godet luanin në fytyrë. Në këtë moment kafsha e egër ia lëshon krahun burrit. Ky i fundit shihet në video që mbështetet i lehtësuar, duke i rrjedhur gjak nga dora.