Tronditet deputetja, merr letrën dhe litarin me postë/ Pensionisti merr vendimin e pazakontë: Merre dhe var veten!

 

Tronditet deputetja, merr letrën dhe litarin me postë/ Pensionisti

Një pensionist 83-vjeçar, Willi Zürcher i dërgoi një letër politikanes zvicerane, Christa Markwalder duke i kërkuar që të varë veten me një litar që kishte nisur bashke me letrën. Në letrën që mbërriti në postën e Këshilltrarit Kombëtar ai i sugjeron deputetes që të vetëvaret me litarin e dërguar. Përveç që bëhet fjalë për kërcënim të shëmtuar, zemërimi i plakut për politikanen Markwalder nuk ka fare bazë logjike. Ai mbështetet në një keqkuptim të pesnionistit në fjalë. Christa Markwalder, tha se ndihej e frikësuar pas kësaj letre pasi kohët e fundit janë shtuar shumë letrat kërcënuese që iu drejtohen politikanëve, pasi në vitin 2019 ishin vetëm 200, ndërsa në vitin 2020 ishin 885 kërcënime drejtuar politikanëve.

Ad by Valueimpression
“Jam e frikesuar. Sigurisht që kjo gjë të lëndon,” shprehet ajo.

Pasi çështja u bë publike, pensionisti filloi të krenohej me atë që kishte bërë duke thënë se ai është i zgjuar.

“Jam i kënaqur që çështja është bërë e njohur.Duhet të ketë më shumë njerëz si unë që qëndrojnë mbrapa veprës së tyre dhe nuk fshihen në anonimitet! Litari ishte vetëm një ofertë për zonjën Markwalder dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si kërcënim,” tha pensionisti.

Ai shton se ai nuk besonte se politikanja do të përmbushte me të vërtetë kërkesën e tij. Por arsyeja që e ka shtyrë pensionistin drejt këtij veprimi është pa fakte dhe e rremë. Ajo, sipas tij, ka pohuar në revistën “Weltwoche” se Ignazio Cassis ishte ministri më i keq që Zvicra kishte pasur në 728 vjet dhe e ka quajtur po atë ministër “idiot”. Por e vërteta është se Markwalder nuk është marrë asnjëherë me ministrin në fjalë. Për më tepër, ajo nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë, sepse Cassis është koleg partiak i saj dhe të dy qëndrojnë afër politikisht.

Leave a Reply