Trump bisedon në telefon me Putinin, thotë se homologu rus u zotua se do të kundërpërgjigjet për sulmin ukrainas

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, me të cilin kanë biseduar për një orë e 15 minuta.

Gjatë bisedës ata kanë trajtuar çështjen e sulmit ukrainas me dronë mbi bombarduesit rus thellë në territorin e Rusisë, që rezultoi me shkatërrimin e mbi 40 bombarduesve.

Sipas një postimit të Trump në rrjetin social Truth Social, Putin është zotuar se do të kundërpërgjigjet për sulmin që është bërë mbi bazat ajrore të ushtrisë ruse.

Trump e përshkroi bisedën si të “mirë”, por theksoi se nuk ishte e tillë që do të çonte në një paqe të menjëhershme.

Kjo është hera e dytë që presidenti amerikan bisedon në telefon me homologun rus brenda një muaji. Për herë të parë biseduan më 19 maj.

Ajo bisedë kishte zgjatur dy orë, kurse Trump e kishte përshkruar si një bisedë të “mirë”.

Leave a Reply