Marrëdhënies mes SHBA-së dhe Kubës pritet të tensionohen sërish. Presidenti në detyrë, Donald Trump, ka rikthyer sërish Kubën në listën e vendeve që sipas SHBA-së mbështet terrorizmin dhe e financon atë.
Sipas vendimit të firmosur nga Trump, Kuba është përfshirë në këtë listë pasi mbështet Venezuelën. Vendimi është njoftuar nga Administrata e Trump, në një kohë që po numërojnë ditët për të lënë zyrat.
Nga ana tjetër Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili merr detyrën në 20 Janar, ka thënë më parë se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet SHBA-Kubane.
Biden është shprehur se ai po kërkon të krijojë lidhje më të ngushta me vendet që kanë pasur konflikte afatgjata, por vendimi i fundit i Trump mund të sjell probleme në diplomaci.
Donald Trump, njësoj si me Kubën ka vepruar dhe me Karaibet, pasi ka mbajtur një qëndrim të ashpër edhe pse administrata e Presidentit Barack Obama në 2015 ishte përpjekur që të vendoste një marrëdhënie të mirë me këtë vend.