Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur tubimin e parë pasi ka arritur që të mposht koronavirusin.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ditën e djeshme ka udhëtuar drejt shtetit të Florida-s dhe ka vijuar fushatën njësoj si para shtrimit në spital.
SIpas mjekëve të Shtëpisë së Bardhë, Trump ka rezultuar negativ nga testet e fundit dhe ai nuk ka asnjë shans që të infektojë të tjerët dhe mund të quhet i shëruar.
Menjëherë pak këtyre rezultateve, Presidenti ka vijuar takimet e planifikuara dhe në ditët në vijim do të mbajë fjalime para qytetarëve në shtetet që janë disi të lëkundura.
Ndërkohë dhe rivali i tij, demokrati Joe Biden ka zhvilluar një tubim në Ohio, që është një tjetër shtet i lëkundur.
Sipas sondazheve Biden udhëheq me 10 pikë në shkallë vendi, por shumë shtete janë të lëkundura dhe mund të vendosin se cili do të jetë Presidenti i SHBA në 4 vitet e ardhshme.