Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Doanld Trump, në ditën e fundit në detyrë, mbajti një fjalim lamtumire drejtuar amerikanëve.
Trump i uroi suksese administratës së re, teksa theksoi se lëvizja “Ta bëjmë Amerikën të Madhe sërish” sapo ka nisur.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA
“Tani, teksa përgatitem për të dorëzuar pushtetin, dua që ta dini se lëvizja që kemi nisur sapo ka filluar. Amerikanët u terrorizuan nga sulmi në Kapitolin tonë. Dhuna politike nuk mund të tolerohet, Unë mora betejat e vështira, luftimet më të vështira, zgjedhjet më të vështira, sepse për këtë më zgjodhët të bëj. Ne bëmë atë për të cilën kishim ardhur këtu- madje edhe më shumë.”
Kanë mbetur vetëm pak orë nga inaugurimi i presidentit i zgjedhur Joe Biden dhe zyrtarët e sigurisë njoftuan se kanë marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar sulme të mundshme.
Si asnjëherë më parë, zonat rreth Kapitolit dhe rrugët në qendër të Uashingtonit janë mbyllur për publikun. Ambientet janë rrethuar me gardh të lartë me tela me gjemba, ndërsa janë vendosur dhe 25 mijë trupa të gardes kometare për të siguruar një ceremoni pa trazira.