Donald Trump sërish iu drejtua popullit amerikan përmes rrjeteve sociale pas zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Republikani ka pësuar humbje në zgjedhjet për president të SHBA-së kundrejt demokratit, Joe Biden.
Megjithatë presidenti ende nuk po e pranon realitetin e ri dhe ka pyetur se kur u bë që mediat ta shpallin fituesin.
“Që kur Lamestream Media e përcakton se kush do të jetë presidenti ynë i ardhshëm? Të gjithë kemi mësuar shumë në dy javët e fundit!”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.
Theksojmë se edhe Melania Trump ka bërë deklaratën e parë publike në lidhje me zgjedhjet presidenciale amerikane.
“Populli Amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votim të ligjshëm dhe jo paligjshëm. Votat duhet të numërohen. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkroi ajo në llogarinë personale në Twitter.
Ndryshe, Joe Biden deri më tani ka fituar 290 vota elektorale gjersa Trump ka 214 sosh gjersa triumfues shpallet kanidati që fiton 270 vota.