Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po përballet me gjyqin penal ndaj tij. Teksa ka qenë jashtë gjykatës, Trump foli për protestat pro-palestinezë duke sulmuar presidentin Joe Biden.
“Ajo që po ndodh është një turp për vendin tonë dhe për të gjithë këtë është faji i Biden. Të gjithë e dinë këtë. Ai është presidenti më i keq në historinë e vendit tonë”, tha Trump.
Në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij, Trump tha se “Kemi më shumë prezencë policie këtu sesa dikush ka parë ndonjëherë”, ndërsa kthehet te situata në Lindjen e Mesme, ku tha se “Biden nuk është mik i Izraeli dhe as i botës arabe.
Trump përfundon duke thënë se “Paqja nuk do të ndodhë kurrë me një njeri si Biden”.