Presidenti Trump zbardhi të martën emrat e pesë kandidatëve që po i konsideron për këshilltar të sigurisë kombëtare pas shkarkimit të John Bolton.
Duke folur me reporterët në bordin e Forcës Ajrore përmendi Robert C. O’Brien, i dërguari special presidencial për çështjet e pengjeve i cili ka ndërmjetësuar lirimin e të arrestuarve me profil të lartë në të gjithë botën, dhe Gjeneral Major Ricky L. Ëaddell, këshilltari kryesor ushtarak i Sekretarit të Shteti Mike Pompeo dhe një ish-këshilltar i zv / këshilltarit të sigurisë kombëtare të zotit Trump.
Presidenti gjithashtu renditi Lisa E. Gordon-Hagerty, sekretarin e energjisë për sigurinë bërthamore; Fred Fleitz, një ish shef i shtabit i z. Bolton në Këshillin e Sigurisë Kombëtare; dhe Gjenerallejtënant Keith Kellogg, një oficer në pension që ka këshilluar zotin Trump që nga fushata e vitit 2016 dhe tani shërben si këshilltar i sigurisë kombëtare për Zëvendës Presidentin Mike Pence.
Në këtë mënyrë, Trump përjashtoi disa të tjerë që ishin konsideruar ose propozuar prej tij, duke përfshirë dy ndihmësit kryesorë të Z. Pompeo – Stephen E. Biegun, i dërguari special për Korenë e Veriut, dhe Brian H. Hook , i dërguari special për Iranin.
Një tjetër që ishte përmendur por nuk ishte përfshirë në listën e presidentit ishte Richard Grenell, ambasadori në Gjermani.
Këdo që do të zgjedhë përfundimisht zoti Trump, do të ishte këshilltari i tij i katërt për sigurinë kombëtare në më pak se tre vjet në detyrë, më shumë sesa çdo president tjetër ka pasur në një mandat të parë.