Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boichenko pretendon se trupat ruse po sulmojnë pa u ndalur linjat hekurudhore në përpjekje të qartë për të parandaluar civilët që t’i shpëtojnë granatimeve. Më herët, ai tha se ka pasur sulme të vazhdueshme gjatë 24 orëve të fundit, të cilat kanë ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
“Autoritetet lokale kanë nevojë për një armëpushim për të rivendosur këto shërbime. Pushtuesit po përpiqen sistematikisht dhe metodikisht të bllokojnë qytetin e Mariupolit”, tha zoti Boichenko.