Ushtria ukrainase: Trupave bjelloruse u është dhënë urdhër të futen në Ukrainë

Ushtria ukrainase beson se trupave bjelloruse u është dhënë urdhri për t’u futur në Ukrainë, raporton Sky News. Ukraina thotë se Rusia ka përdorur territorin bjellorus për të lëshuar sulme me raketa në qytetet ukrainase. Po ashtu e ka akuzuar Minskun se ka lejuar trupat ruse që të futen në territorin ukrainas.

Më herët, një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se Presidenti Putin ka lëshuar rreth 480 raketa që nga nisja e konfliktit. Pjesa më e madhe e tyre janë lëshuar nga bredna Ukrainës. Megjithatë zyrtari tha se më shumë se 160 kanë ardhur nga Rusia dhe 70 nga brenda Bjellorusisë.

Leave a Reply