Qyteti i Elbasanit është bërë tepër i vizituar nga mjaft turistë të huaj.
Gjatë 6 mujorit të parë të 2019 Elbasani u vizitua nga mbi 20 mijë turistë të huaj kryesisht gjermanë, italianë, suedeze, turq si dhe nga Kalifornia e largët duke shënuar një rritje krahasuar me nje vit më parë.
Si një ndër vendet më të vyera që gëzon Elbasani,Kalaja mbetet objekti që tërheq vëmendjen e të gjithëve, lehtësisht e vizitueshme për shkak të vendndodhjes së saj ,këtë herë ata të cilët janë mrekulluar pas bukurisë dhe historisë së saj janë turistët gjerman,të cilët edhe pse për një kohë të shkurtër shprehen të kënaqur nga ajo qe kalaja ofron.
Objektet më të vizitueshme janë Muzeu Etnografik, Kalaja fushore e Elbasanit që daton me shek e XV të erës sonë, bazilika paleokristiane e Bezistanit e zbuluar vitet e fundit, monumentet historike, natyrore si rrapi i Bezistanit, objektet e kultit etj.
Vetëm Muzeu Etnografik prezanton rreth 600 objekte origjinale që i përkasin shek XVIII- XX të erës sonë.