Turmat rrahin ‘mercenarët’ e gjakosur kolumbianë, të kapur si vrasës të presidentit të Haitit (fotot)

Këto janë momentet e rënda kur turmat kanë rrahur e dhunuar sot në rrugët e Haitit të akuzuarit si mercenarë kolumbianë që vranë presidentin e vendit. Në pamje ata shiheshin të përgjakur duke ecur pas njëri-tjetrit, pasi turmat e njerëzve i rrethonin të zemeruar.

Presidenti Jovenel Moïse u vra të mërkurën në shtëpinë e tij teksa policia thotë se përgjegjës janë një grup vrasësish me pagesë i përbërë nga 26 kolumbianë dhe dy qytetarë amerikanë.

Në pamjet shokuese shihen mercenarët ish-ushtarakë që tërhiqeshin të lidhur në rrugët e lagjeve të varfra të kryeqytetit Port-au-Prince.

Një prej të akuzuarve shihej i zhveshur e i përgjakur, teksa spektatorët e zemëruar i bërtisnn e ulërisnin.

Zhvillimi vjen një ditë pasi grupi i kapur u nxorr para mediave nga autoritetet. Mes tyre dy ishin haitiano-amerikanë.

Kreu i policisë së vendit Léon Charles tha dje: “Të huajt erdhën këtu deh na vranë presidentin. Ishin 26 kolumbianë, të identifikuar nga pasaportat e tyre dhe dy haitiano-amerikanë. Ata do të dalin të gjithë para drejtësisë”.

Tre të dyshuar ishin vrarë nga policia gjatë oepracionit dhe tetë mbeten në arrati sipas autoriteteve.

Leave a Reply