Turqi-Greqi rriten tensionet; akuza të forta mes dy vendeve

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë duket se jane pershkallezuar.

Autoritetet greke kane bere te ditur se marina turke është duke u stërvitur në një distancë prej vetëm 23 kilometrash nga bregu i Evros.

Sipas ministrisë greke te mbrojtjes ankaraja po tenton të provokojë  duke grumbulluar forca në detin Egje. Po ashtu autoritetet greke nënvizojnë se turqia ka shkelur edhe kufirin ajror.

Nga ana tjetër, ministri i jashtë turk Mevlut Çavuşololulu deklaroi se Ankaraja do  i jep fund Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit greko-turk, pas deklaratave “armiqësore” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Cavushoglu i eshte rikthyer cështjes se çmilitarizimit të ishujve në Egjeun lindor teksa ka paralajmëruar se Turqia do të nisë një debat për sovranitetin e tyre.

MEVLUT ÇAVUŞOLOLULU

MINISTRI I JASHTËM TURK

Greqia i ka militarizuar që nga viti 1960. Ishujt duhet të çmilitarizohen.  Nëse Greqia nuk tërhiqet, ne do të hapim çështjen e sovranitetit të tyre për diskutim,.Ankaraja ka dërguar dy letra në OKB, duke denoncuar Athinën për shkeljen e traktateve.”

Kryediplomati turk akuzoi Greqinë se nuk është konstruktive në dialoge dhe se ka hedhur akuza të pabaza ndaj Ankarasë.

 

Leave a Reply