Qeveria turke do të urdhërojë vendosjen e orës policore brenda javës dhe “mbylljen” e plotë gjatë fundjavës nga nesër, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan. Qytetarët do të ndalohen të dalin nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit gjatë gjithë javës, tha presidenti turk.
Masa të reja, më të ashpra antiepidemike hyjnë në fuqi nesër, dhe vetëm disa sektorë si furnizimi dhe prodhimi do të përjashtohen. Për të tetën ditë me radhë, një numër rekord ditor i vdekjeve të koronavirusit u regjistrua në Turqi. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 188 njerëz vdiqën dhe 31.219 raste të reja u konfirmuan, e cila është gjithashtu më e larta në një ditë nga fillimi i epidemisë.