Dhjetra pasagjerë të cilët po udhëtonin me “British Airways” përjetuan momenti paniku pasi avioni me të cilin po udhëtonin u përfshi nga tymi. Sipas dëshmitarëve tymi doli nga kabina e avionit 10 minuta para se të zbriste në valencia të spanjës.
Tre persona morën mjekimin e nevojshëm për shkak të bllokimit në rrugët e frymëmarrjes të shkaktuar nga tymi, ndërsa 10 të tjerë u trajtuan për shkak të lëndimeve të marra gjatë uljes urgjente të avionit.
Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi gjatë fluturimit të avionit të “British Airways”.
Një zëdhënëse e kompanisë ajrore konfirmoi incidentin, duke theksua se fatmirësisht asnjë pasagjer nuk pesoi lëndime serioze.