U rrëzua nga shkallët/ Humb jetën një tjetër aleat i Putin

Një tjetër zyrtar i lartë rus ka humbur jetën, teksa numri i të vdekurve të aleatëve të Vladimir Putin vijon të rritete.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ekspert i lartë rus i aviacionit, Anatoly Gerashchenko që ka punuar si drejtues i Institutit të Aviacionit të Moskës (MAI), ka vdekur pasi u rrëzua nga shkallët.

“Më 21 shtator 2022, Anatoly Nikolaevich Gerashchenko, Doktor i Shkencave Teknike, profesor, këshilltar i rektorit të Institutit të Aviacionit të Moskës, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti”, tha shërbimi për shtyp i organizatës.

Zyrtari kishte marrë Medaljen e Rusisë të Urdhrit për Shërbimet ndaj Atdheut, Klasi i Parë, dhe ishte një profesor i shquar me më shumë se 50 botime shkencore, i cili mbeti si këshilltar me ndikim pas daljes në pension në 2015.

Vdekja e tij shumë e dyshimtë vjen më pak se dy javë pasi njeriu kryesor i Vladimir  Putin për zhvillimin e burimeve të mëdha të Arktikut të Rusisë ‘ra në det’ nga skafi ndërsa lundronte në brigjet e Paqësorit të vendit dhe humbi jetën.

Leave a Reply