U mbush kupa! Institucionet gjegjëse shtetërore duhet të reagojnë menjëherë; duhet që ta kapin, ta lidhin dhe ta dërgojnë për shërim Shaqir Fetain, sepse, djali nuk është mirë me mend. Këtë më së miri e dëshmon “aktiviteti” i tij i fundit që nuk është gjë tjetër përveçse idiotizëm
Nga Venera Arnori
Shaqir Fetai e ka humbur udhën në oborr! Është hutuar deri në përmasa të një deliranti që nuk di më se çfarë bënë! Kur ka aq shumë skandale, kur nuk ia arrinë t’i mbulojë e t’i fshehë skandalet e njëpasnjëshme, njeriu bën rrëmujë, shkakton disa dukuri e skadale më të vogla, me qllim që njerëzit të merren me gjëra sporadike dhe jo me esencën e problemit. Në BFI esenca e vetme problematike ngelë Shaqir Fetai, i cili, tërësisht e ka humbur kontrollin mbi veten, mbi BFI-në, mbi organet e BFI-së! Jo që i ka pasur ndonjëherë në kontrollë, por ama, për momentin nuk ka organ në këtë Institucion të kapur prej hajnave e pisave, që nuk e ka të qartë se Shaqir Fetai është kanceri i BFI-së të cilën po e tret dhe po e venitë ditë e më shumë.
Tërë muajin e Ramazanit e kaloi duke mrizuar, duke thurrur intriga dhe, eventualisht, duke shkumuar nëpër iftare ku e thirrnin. I babzituri nuk e mendon të varfërin, mendjen e ka te b… e vet. Së këndejmi, nuk ia doli të organizojë kurrfarë aktiviteti institucional e t’i bëjë myslimanët e vendit që gjatë kohë ta mbajnë në mend organizimin e aktiviteteve humanitare të BFI-së
Një muaj pas Ramazanit, iu kujtua Shaqir Fetait që të organizojë aktivitet humanitar me 25 ton hurma të ardhur si dhuratë nga Arabia Saudite!
Dhe, dy muaj pas Ramazanit, Shaqir Fetai na del me një informacion me titull: “Fondacioni i Mbretit Selman bin Abdulaziz Al Saud sot solemnizoi kontratën e dhurimit të 25 tonelatave të hurmave BFI-së”! A po mundet me i ra në fije ndonjë shqiptar këtij titulli idiotik, apo, nuk është me rëndësi titulli i pështjellaftë, me rëndësi është që të shkaktohet hutia! Këtë qëllim e ka Shaqir Fetai! Si mund të solemnizohet kontrata?! A mund të solemnizohet diçka? A është dhurim a çka janë këto 25 ton hurma?! Mos po do Shaqir Fetai me thënë se në mënyrë solemne u nënshkrua një kontratë?
Nëse është dhurim, pse të nënshkruhet kontratë? Kontrata nënkupton përfitim, apo, marrëveshje dypalëshe! Çka përfituan arabët nga kjo dhuratë, apo, për çka u mor vesh Shaqir Fetai me arabët! Cili ishte koncensioni i Shaqir Fetait për këto 25 ton hurma të dhuruara? Ndryshe, nuk ka marrëveshje por ka vetëm nënshkrim të dokumentit për pranim-dorëzim të 25 ton hurmave. Dhe, “solemnizimi” i këtij dokumenti është pordhë e ftohtë!
Asgjë nuk do të ishte kjo kontratë nëse nuk do të nënshkruhej në prezencë të Shaqir Fetait, i cili thotë: “Solemnizimi i kontratës u realizua në prezencë të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai!” Pastaj abdalli thotë se, hurmat u shpërndanë më herët ndërsa sot bëhet “solemnizimi i kontratës”! Ec e merre vesh analfabetin! Po nëse hurmat janë shpërndarë, pse ajo pamje para BFI-së duke shpërndarë hurma! Erdhën hurma të tjera! A veç për hurma do të përkujdeset Shaqir Fetai? Veç me hurma do t’i tallë të varfërit, apo, me rëndësi është që në të tilla raste Shaqir Fetai po na del si “humanitar”! Hurma për të varfërin nuk paraqet, absolutisht, kurrfarë satisfakcioni, ndërsa për Shaqir Fetain parqet mundësi për t’u tallur me loçkë të zemrës, bre Zoti qafën ia theftë, hë!
Krejt në fund, shtrohet edhe një dilemë: pse këta zotërinjë të Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë nuk po dhurojnë hurma e nuk po “solemnizojnë marrëveshje” të tilla në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë? Pse këta zotërinjë më shpesh nga Tirana po e vizitojnë BFI-në se KMSH-në në Tiranë, pse bashkëpunim “të ngrohtë e vëllazëror” me Shaqir Fetain e jo, bie fjala, me Bujar Spahiun e KMSH-së, apo Naim Tërnavën e BIK-ut!
Fare në fund: a nuk është ofendim, poshtrim, tallje me integritetin e të varfërit duke bërë “humanitet” me të në vlerë të hurmës! Këtë idiotizëm mund ta lejojë, ta stimulojë dhe ta përkrahë vetëm Shaqir Fetai, i cili, vetëm një Zot e di se në ç’ujëra të turbullta është futur!