Një orë dore Apple i ka shpëtuar jetën një gruaje që u varros e gjallë pasi u godit me thikë në gjoks nga bashkëshorti i saj në Uashington.
“Metro” raporton se Policia u nis menjëherë në shtëpinë e 42-vjeçares Yong Sook pasi operatorët e numrit të emergjencës iu bënë të ditur se një grua është dëgjuar duke bërtitur. Celulari i Sook-it i kishte dërguar një njoftim urgjent vajzës së saj dhe shoqes së saj nga ora e dorës Apple në momentin që bashkëshorti i saj, Chae An e kishte sulmuar. Referuar dokumenteve të gjykatës, Chae An e ka thyer orën Apple nga kyçi i dorës së gruas së tij me një çekiç. Megjithatë, thirrja mbeti aktive.
Sipas Yong, ajo u sulmua dhe u godit nga burri i saj gjatë një debati të ashpër për divorcin dhe paratë. Bashkëshorti i saj dyshohet se ia ka lidhur duart pas shpine, ndërsa me shirit ngjitës i ka mbyllur sytë si dhe i lidhi kyçin e këmbëve dhe kofshët.
Pasi u largua nga dhoma, Yong përdori orën Apple për të thirrur emergjencën (911) pasi bashkëshorti i saj ia kishte mbyllur gojën me shirit ngjitës. Burri më pas e çoi Yong-un në një zonë të izoluar në pyll, ku e goditi me thikë dhe e varrosi të gjallë në një varr të cekët.
Goditja me thikë nuk kishte qenë fatale dhe fatmirësisht, Yong ka arritur të dalë nga aty duke gërmuar dhe është munduar të ecë në pyll me plagën në trup.
Kur policia mbërriti në vendin ku ajo ndodhej në pyll dhe e ka identifikuar atë si gruan e zhdukur, ajo bërtiti: ‘Burri im po përpiqet të më vrasë! Me ndihmo!’
Policia gjeti Chae Kyong në pyll rreth gjashtë orë më vonë, duke qëndruar pranë varrit të cekët. Young Sook i ka kërkuar gjyqtarit që ta mbajë burrin e saj në burg sepse ka frikë se historia mund të përsëritet dhe jeta e saj të vihet në rrezik.