“Udbashët” e Sulejman Rexhepit për 600 mij euro “pushtojnë” BFI-në

Uzurpatori i përjetshëm i postit të reisit në BFI të RM çdo ditë të Zotit e shikon si mundësi për përfitime materiale. Nuk i intereson asgjë, përveç parave dhe, dekoratave, qofshin ato edhe fiktive! Së fundmi, tani Myftininë e Shkupit e ka shndërruar në “lopë” për ta mjelur. Pa dyshim, shumë shpejt kjo “lopë” do ta shqelmojë qypin me qumësht kurse Sulejman Rexhepi do të lëshohet në kërkim të ndonjë “lope” tjetër
 
Shkruan Andi Rakipi
 
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, dhënë më 16 gusht të vitit 2014, Sulejman Rexhepi, pushtuesi i përjetshëm i postit të reisit të BFI-së, veç të tjerash do të deklarojë se “Forumi Rinor Islam është organizatë e shërbimit sekret maqedonas e cila nuk ka madje as statut”! Sulejman Rexhepi kurrë nuk ka pushuar së ushqyeri urrejtje kundër kësaj OJQ-e por që, që nga ky moment do të nisë një fushatë të tmerrshme kundër njerëzve të kësaj organizate rinore islame, nga e cila shihte thithësen ekstreme të burimeve financiare të BFI-së. E vetmja shkatërrimtare e buxhetit të BFI-së ishte, sipas Sulejman Rexhepit, pikërisht Forumi Rinor Islam.
Kryetar i Forumit Rinor Islam i degës së Shkupit, edhe atëherë, por edhe sot, është myftiu ilegjitim aktual i Shkupit, Qenan Ismaili, i cili, me ngulm ka dëshmuar se për të dhe për Forumin e tij asgjë nuk janë paratë, por, mbi të gjitha, rëndësi të madhe ka institucionalizimi i tyre si Forum. Sot, ky Forum, të paktën i ka nja 4-5 zyre dhe një seli, në të cilën çdo ditë defilon kryetari i Forumit i cili pret e përcjell mysafirë që vijnë për t’ua uruar institucionalizimin, dmth pushtimin paqësisht të BFI-së!
 
Me çfarë parashë Mulla Sula i bleu Mustafa Dautit “Porche” prej 100 mij euro?
 
Sulejman Rexhepit kurrë nuk i kanë interesuar kushtet e punës për bashkëpunëtorët e vet, sepse asnjëherë nuk është marrur me punë. Ai kurrë nuk ka pasur respekt ndaj nëpunësve, sepse të gjithë i ka konsideruar si vegla eksploatuese. Ai gjithnjë është angazhuar vetëm të shesë pordhë, duke e zgjeruar veprimtarinë e BFI-së ndërsa zyret gjithnjë kanë qenë të njëjta, ato të paktat që janë. Zgjërimin e veprimtarisë ai e ka kuptuar vetëm përmes shtimit të numrit të nëpunësve, sepse gjithnjë nga nëpunësit ka gjetur nga një armik potencial që mund ta dridhë. Ai besim nuk ka as në vetëveten e lëre më tek të tjerët.
Mulla Sula, këto ditë ua bëri “një shërbim” Myftinisë së Shkupit! Në shenjë të “shtrirjes së dorës së pajtimit”, ai i solli dhe i futi në katin e parë të BFI-së, ndërsa nëpunësit e katit të parë i futi nëpër zyra si “sardelet në konzervë”, pa i pyetur fare duke ua prishur ambientin, duke ua shkelur dinjitetin, duke ua mohur personalitetin dhe të gjitha të drejtat për punë. Sepse, për Sulejman Rexhepin shumë më me rëndësi është pazari që do t’i sjell personalisht atij përfitime të majme.
Me këtë gjest, Sulejman Rexhepi Myftinisë së Shkupit ia mundëson një benifit që nuk e ka asnjë myftini tjetër. Të gjitha Myftinitë e BFI-së e kanë selinë e vet, i kanë zyret e veta, e kanë vakëfin e vet, vetëm Myftinia e Shkupit gjithnjë ka qenë “rimorkio” (shleper) i Mulla Sulës. Si është e mundur që e vetmja Myftinia e Shkupit është në një gjendje katastrofale, pa seli, pa adresë, pa zyret e veta të pavarshme dhe pa autoritet zyrtar?! Sepse, Sulejman Rexhepi, e ka thellë në ndërdijen e tij të ngulitur porosinë policore-komuniste që, që nga momenti kur është futur në Këshillin e Shkupit, të punojë natë e ditë për ta detronizuar këtë organ dhe kurrë të mos e lëjë stabile, sepse është organi më i madh dhe më me peshë i BFI në RM! Dhe, këta të Forumit Rinor Islam e dinë fort mirë këtë synim anti-islam dhe antikombëtar të Sulejman Rexhepit, prandaj, shumë shpejt, shumë shpejt, ja, edhe pak, sapo t’i ngulin mirë thonjtë në këtë organ, do ta shpullosin deri në alivanoisje Sulejman Rexhepin, do ta flakin tutje si një pampers të pensionistit sklerotip.
Sepse, tashmë Forumi Rinor Islam e ka skenuar në tërësi karakterin e Sulejman Rexhepit dhe, e kanë parë se cilat janë synimet e tij, radhitur në vend të parë përfitimi mateial! Njerëzit e Forumit Rinor Islam kanë urdhër dhe detyrë që mos të ngatërrohen, por të futen në Institucion, ta marrin “kalanë e pamposhtur” – BFI-në, qoftë kjo edhe me aksione korruptive, me dreka e darka.
Po flitet se “institucionalizimi” i FRI-së nuk ka qenë aq i lirë sa ishte ai i “vehabistëve” përmes emërtimit të Bekir Halimit drejtor në një nga institucionet e BFI-së. Bekir Halimi e shfrytëzoi këtë rast sa për t’u pajisur me dokmente e me dekrete nga “reisi” Sulejman Rexhepi dhe sa për të bërë një kapital i cili për momentin është shumëfish më i madh se buxheti i krejt BFI-së! Emërimi i kryetarit të FRI-së – dega në Shkup, Qenan Ismaili, në krye të Myftinisë së Shkupit është mundësuar pas arritjes së një marrëveshje në mes të Sulejman Rexhepit dhe FRI-së që t’ia sigurojnë “uha” një shumë prej 600 mij euro për t’i mbuluar gropat financire që i bëri Sulejman Rexhepi duke blerë dekorata inekzistente si dhe vota për Blerim Bexhetin e BDI-së të Sarajit, duke shtruar dreka e darka, sepse të gjitha i paguan BFI-ja, ndërkohë që rrogat janë në pikëpyetje! Apo me këto para u ble për momentin “Porche”-eja e kryehajnit të BFI-së, Mustafa Dautit.
 
BFI-ja seli e FRI-së? FRI-ja do ta shpëtojë BFI-në
 
Për t’u treguar i dashur Suejman Rexhepi me këta të FRI-së tashmë të institucionalizuar në Myftini të Shkupit, i mashtron dhe i afron duke i futur nën zyren e vet, por, natyrisht, me kusht që të paguajnë qera (sepse, sipas Sulejman Rexhepit kështu do të zbutet revolta e Myftinive të tjera të cilëve nuk i jepet ky benificion për të qenë në kuadër të selisë së Rijasetit)! Natyrisht që, edhe këtë lojë të ndyrë të Sulejman Rexhepit e kanë kuptuar FRI, e cila udhëhiqet nga Rufat Sherifi, tashmë i pajisu me dekretin e Sulejman Rexhepit që të mbledhë mjete financiare për të ndërtuar godinën e medresesë për femra! E dini se pse Sulejman Rexhepi dekreton për të mbledhur financa njerëz që janë në lidhje të ngushtë me botën turko-arabe? Sepse Sulejman Rexhepit nuk i jep më askush, madje asnëj cent, sepse ky far “malli” në botën turko-arabe tashmë është i rrethuar me të kuqe si njeriu më i korruptuar dhe më hajni në botën e teologëve VIP-ave (kështu ka qejf të konsiderohet Mulla Sula).
Nuk e ka pasur Sulejman Rexhepi te afrimi i Myftnisë së Shkupit sa e ka pasur te loja perfid e tij – për ta nxjerrë në shitje godinën e Myftinisë së Shkupit, të cilin kur e bleu e nënshkroi kontratën për 600 mij euro, ndonëse ka fakte që pronarit nuk ia ka dhënë as 200 mij euro! Tani, ja përfitimi i dytë i radhës: shitet ish-godina e Myftinisë për 100 mij euro! Me këtë çmim, atë objekt, në atë pozicion, mund ta blejë vetëm dhe ekskluzivisht Sulejman Rexhepi, i kamufluar nën ndonjë emër tjetër!
Kjo nuk u intereson këtyre të Myftinisë, sepse e llogarisin si pazarllëk të Sulejman Rexhepit Ajo çka ju intereson këyre është që t’i pajisin zyret me super mobilje, të demonstrojnë në selinë e Rijasetit se si financiarisht ashtu edhe kadrovikisht janë shumë më të fuqishëm se “Rijaseti”, dhe, të nisin e ta krijojnë percepcionin se një ditë shumë të afërt, kjo seli do të jetë e Rijasetit në krye të të cilës do të vie Rufat Sherifi, Rijaset ky i cili do të veprojë sipas mënyrës së FRI-së e cila, dorën në zemër, viteve të fundit performancën e vet e ka pasur shumëfish më të fuqishëm se sa Rijaseti, aktivitetet fetare i ka pasur të një standardi të lartë profesional në raport me ato të BFI-së që kanë qenë skajshmërisht amatore.
Kësaj radhe funksionoi për mrekulli strategjia e pushtimit të kalasë së brendshmi! Kur të pushtohet tërësisht atëherë duhet të dalë e vërteta se kush është organ i shërbimeve intelegjente maqedonase: FRI e Qenan Ismailit apo BFI e Sulejman Rexhepit. FRI-ja ka shansin ideal për ta hequr këtë akuzë të pabazë që u mundua t’ia varë në qafë Sulejman Rexhepi, por, atëherë, patjetër që duhet ta tregojë të vërtetën: kush është këtu fuksi?!
 Kliko linkun – VIDEO

Leave a Reply