Loja me dinjitetin e femrës si loja me zjarr

Nëse një pushtet mendon se reformat duhet të jenë në të mirë të tij dhe jo në të mirë të shoqërisë dhe institucioneve nacionale, atëherë kemi të bëjmë me një pushtet i cili përgatitet për një sistem me një diktaturë klasike! Pushtetet e këtilla jo se nuk përfundojnë një ditë, por, deri tek ai pëfundim dhe rikuperim të pasojave, kostoja do të jetë shumë e madhe, madje fatale për shoqërinë

Nga Rabije Ramadani

Pas përfundimit të sistemit diktatorial të Enver Hoxhës, një malsor, i gjendur para një kamere televizive e cila po rejistronte prononcime të qytetarëve të rëndomtë, do të deklarohet: këtij diktatori nuk i falet asgjë, sepse ma paska degjeneruar malsorin, të cilin nga 2 metra, fiks për gjysëm shekulli ma paska sjellë në 1.80 cm! Kjo shprehje u mor si konstatim absolut: diktatori synon edhe degjenerimin e kombit dhe, për më shumë, të racës njerëzore!
Këtë synim, fatkeqësisht, e ka edhe Shaqir Fetai, ky instalacion në krye të BFI-së nga do qarqe antishqiptare e antiislame në RMV, i cili, ndërrimet kadrovike i koncepton si reforma! Në fakt, politikat kadrovike sa për instalim të lojalistëve janë hyrje në diktaturë!
Shaqir Fetai, në emër të kësaj “reforme” politikat e tij kadrovike që kundërmojnë në diktaturë ka filluar që t’i zbatojë pa asnjë frikë! Kur të pëlcet marrja, turpi, humbet edhe frika!
Së fundmi, Shaqir Fetai paska bërë edhe “një reformë” me të cilën e ka degjeneruar një traditë mëse tri dekadëshe! Shaqir Fetai, thjesht, tallet me Medresenë, me shkollimin e të rinjëve tanë, me edukimin e tyre në frymën e pastër islame! I përfshirë në një aferë amorale, me nuanca të pedofilisë, bashkë me një kolegë të vetin, për ç’gjë sot e gjithë BFI-ja ia bëjnë llafin, me gjasë i ka shkaktuar shije të ëmbël, ndaj dhe shkon e prekë aty ku shoqëria jonë është jashtëzakonisht e ndjeshme!
Shaqir Fetai i paska nxjerrur nja gjashtë profesoresha nga paralelja e vajzave të Shkupit dhe të njëjtat i ka angazhuar në Medresenë e meshkujve në Shkup, ndërsa prej aty ka nxjerrur tre profesorë dhe i ka dërguar në paralelen e femrave në Shkup! Pse iu desht kjo aventurë? Madje, puleni i Shaqir Fetait, drejtori rishtakë i Medresesë “Isa Beu”, me rastin e reagimit të profesoreshave të revoltuara, ka thënë: “kujt nuk i pëlqen ky ndërrim kadrovik, le të ikë, ka plotë kandidatë që presin të punësohen”!
Po pse “reisi” luan me bijat, me gratë, me nënat e huaja dhe nuk e sjell vajzën e vet nga paralelja e vajzave në Gostivar në Medresenë e meshkujve në Shkup?! Këto profesoresha do të angazhohen në lëndë profesionale! Janë disa njësi mësimore të cilat profesoreshat do ta kenë shumë të vështirë t’i ligjërojnë para nxënësve pubertetlinjë! A nuk është kjo një tallje idiotike e Shaqir Fetait me dinjitetin e profesoreshave tona shumë të nderuara! Ky gjest prej psikopati i Shaqir Fetait praktikisht e vërteton atë konstatim dhe ata fakte të publikuar më herët që flasin për këtë mahluk si për një rrënues të BFI-së dhe të jetës fetare institucionale!
Muslimanët e vendit, personeli arsimor si dhe administrata e BFI-së duhet që sa më parë të ngriten dhe të reagojnë kundër këtyre “politikave” të pista të Shaqir Fetait i cili talljen me dinjitetin e motrës myslimane e quan “reformë”!
Në fakt, Shaqir Fetai këtë këmbim të kuadrit profesional nëpër paralele jo adekuate, nuk e bën për reforma, por, thjesht, për “vetëlargim” të kuadrit dhe për zëvendësim të tyre me “posllushnikë”, ose e bën edhe për spiunim nga paralelet e ndryshme! Gjithësesi, vështirë që do të pajtohen bashkëshortët e profesoreshave që ato të jenë të rregullta në Medresenë e meshkujve, ndaj dhe, Shaqir Fetai që tani i ka “në llager” “profesorët” e ardhshëm të Medresesë Isa Beu të cilët do të jenë “kuadër i Shaqir Fetait”!
Luajtja me dinjitetin e femrës myslimane, luajtja me personalitetin e motrës shqiptare, është, thjesht, lojë me guralc prej gacash. Dikush, shumë shpejt do të digjet…

(Autorja është mbesë e njërës prej profesoreshave të pakënaqura për dislokimin e dhunshëm prej paraleles së vajzave te paralelja e meshkujve pranë Medresesë “Isa Beu” në Shkup)

Leave a Reply