Dekori i politikave maqedonase

Kur një institucion ka probleme me politikat e pushtetit, atëherë, në ceremoni të ndryshme të organizuar nga pushteti nuk shkon i pari i institucionit por e dërgon dikë nga “eshaloni” i tretë, sa për t’ia bërë me dije që, të respektoj por nuk pajtohem me politikat e egra antihumane! Ai që është dekor i pushtetit, ai nuk do të mungojë në asnjë event politik, ndryshe, dekori hidhet në pleh, si limoni i shtrydhur

Nga Sihana Shabani

Lajm sensacional: “Reisul ulema, Shaqir Fetai, merr pjesë në ceremoninë e Parlamentit kushtuar pavarësisë së Maqedonisë”! Dhe ky lajm shkruhet me tonet e kënaqësisë më të madhe, sepse, ja se “sa i fortë që është” Shaqir Fetai! Pa të, shteti nuk bën asnjë hap! Kurse Shaqir Fetai bën hapa gjigant sa herë që shteti diskriminon shqiptarët, si pjesë dërmuese e komunitetit mysliman të vendit!
Shaqir Fetai, ky surrogat i politikave të qarqeve antiislame dhe antishqiptare të vendit e të rajonit, ky farë nxënësi i “UDB-së me nofkën “ORAO”, gjenë kohë dhe mundësi madje për të udhëtuar edhe në konferencë ndërkombëtare në Egjipt, lajm këtë që e ilustron me një fotografi që paraqet “Shaqir Fetai para foltores”! Deri më sot, në asnjë konferencë Shaqir Fetai nuk ka arritur ta përfaqësoj BFI-në ashtu si duhet! Në fakt, askush nuk e thërret për mend, sepse e kanë të qartë nivelin e analfabetizmit të tij, por e ftojnë si dekor, si shumë perfaqësues të tjerë të institucioneve minore nëpër botë! Një jetë e tërë i kaloi si dekor avdallit! Dekor i UDB-së, dekor i Sulejman Rexhepit, pastaj dekor i Bahri Aliut, dekor i Arif Eminit, dekor i qarqeve antishqiptare e antiislame në vend dhe, ja, për bukurinë që ma ka, ka nisur të përfshihet si dekor edhe nëpër konferenca ndërkombëtare!
Shaqir Fetai ditë më parë e bekoi dhe ditën e parë të fillimit të shkollave në RMV, madje edhe atë ditë kur nxënësit shqiptarë të Velesit me polici u dëbuan nga shkolla e tyre. Këtë urim, Shaqir Fetai e nisë me: “Sot është dita e parë e vitit shkollor në gjith vendin. Të gjith të gëzuar arsimtarë, nxënës, prindër dhe çdo njëri që e do dijen. Është ditë e madhe sepse realizohet dija, imperativ i shenjtë i Zotit…” Po kur mohohet dhe kur nxirren pengesa subjektive për ta realizuar këtë imperativ të Zotit, çfarë duhet të bëjnë myslimanët? Çfarë duhet të bëjë Institucioni më i lartë islam? Shalën nën bisht dhe të heshtë, ë! Të heshtë si Shaqir Fetai? Të bëhet dekor i Parlamentit dhe t’i përgjigjet institucioneve shtetërore që nuk reagojnë kundër atyreve që i pengojnë nxënësit shqiptarë për t’u shkolluar, që nxirren me polici nga shkolla?!
Shaqir Fetai “nuk di” se çfarë po ndodhë në Veles! Shaqir Fetai nuk e shprehu as më të voglin shqetësim, qoftë përmes ndonjë komunikate institucionale, prej atyre komunikatave “as mish, as peshk” që i shkruan ai dhe shërbimi i tij diletantesk!
Shaqir Fetai u desht që të reagojë në mënyrë ultimative, sepse, dikush po e pengon realizimin e imperativit të Zotit – nuk po i lë shqiptarët që të shkollohen! A nuk e shqetëson ky fakt Shaqir Fetain apo, ja që nuk guxon të reagojë sepse dikush pastaj ia shkundë kolltukun që e ka uzurpuar pa kurrfarë merite, vetëm sepse b… i ka për kolltuk!
Shaqir Fetai, me “myftiun” kukëll prej druri, të Velesit, si dhe me tërë “rijasetin” anemik të vetin, si dhe me shërbimet e kota që i ka, është dashur të jetë në Veles dhe, të futen në atë shkollë të mesme që ua mbyllë dyert nxënësve shqiptarë dhe, le të vinin pastaj policia dhe le t’i nxjerrnin nga shkolla këta farë “përfqësues të ulemave”!
Çka do të thotë politika diskriminuese arsimore? Çka do të thotë akti i dëbimit institucional nga shkolla të nxënësve shqiptarë? Asgjë tjetër përveçse politikë diskriminuese dhe dëbuese, mesazh për shpërngulje kolektive dhe, strategji për zbrasjen e Velesit prej shqiptarëve dhe, përgjithësisht prej myslimanëve një spastrim etnik “i paqtë”!
Shaqir Fetai e ka gjithë të drejtën morale për të reaguar, sepse, ky me mish e me shpirtë angazhohet për shkollimin e maqedonfolësve në Medrese. Kjo është politika e BFI-së, e cila, duhet të kujdest po kaq për politika të mira ndaj myslimanve të vendit, sidomos ndaj shqiptarëve!
Mosreagimi i Shaqir Fetait flet eksluzivisht për solidarizimin e tij me politikat diskriminuese në rrafshin arsimor e kulturor kundër shqiptarëve. Shaqir Fetai nuk ka kohë për të qëndruar qoftë vetëm një orë në Veles, ndërsa fluturon për Kajro ku “do të prezantohen vlerat islame në botë”! Po myslimanët e Velesit, nxënësit shqiptarë që nuk lejohen të vazhdojnë shkollimin e mesëm, a nuk janë një vlerë islame në botë? A nuk do të duhej ta alarmonte botën myslimane me këtë diskriminim që u bëhet shqiptarëve në Veles! Eee, do ta bënte sikur të dinte arabisht dhe, të mos ishte i ftuar në cilësinë e dekorit tretësor në Konferencë! Ia kanë fragmentarizuar e ia kanë parcializuar xhematin-ummetin, ia kanë bërë copë-copë jetën institucionale fetare, i kanë themeluar bashkësi fetare islame alternative, ndërsa ky vetëm e fërkon barkun duke e mbushur me copa të vjedhura nga Vakëfi!

Leave a Reply