I pa shqetësuar, lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, pretendon se vdekjet e palestinezëve janë “sakrifica e nevojshme” në luftën kundër Izraelit.
Deklarata bombë e kreut të organizatës palestineze u zbulua nga mediat amerikane.
Yahya Sinwar pranoi se ai i sheh vdekjet e civilëve palestinezë si “sakrifica të nevojshme” ndërsa lufta e Izraelit kundër enklavës palestineze vazhdon të jetë e ndezur.
Numri i të vdekurve në Gaza tejkalon 37,000.
Në dhjetëra mesazhe të marra nga gazeta amerikane WSJ, lideri i Hamasit shfaqet i ftohtë dhe llogaritës në vendimmarrjen e tij.