Të rinjtë pas një udhëtim komod kanë mbërritur në aeroportin e Stambollit ku janë pritur nga përfaqësues të kompanisë “Turkish Airline”. Guidat profesionale shoqëruan të rinjtë shqiptarë drejt zonës së vjetër të këtij qyteti duke i njohur me historikun e tij dhe vlerat që mbart në shekuj.
Një vizitë turistike me anije në ngushticën e Bosforit ishte një nga destinacionet e cila ngjalli më shumë interes ndër të rinjtë të cilët jo vetëm shijuan pamjen e mrekullueshme mbi detin Marmara por panë nga afër edhe urat e famshme që lidhin dy kontinentet, atë të Europës me Azinë.
Lundrimi për disa orë mbi detin Marmara përmbylli kështu edhe vizitën njëditore të të rinjve shqiptarë me linjën e parë ajrore shqiptare “Air Albania”. Pasi avioni me flamurin kombëtar preku sërish tokën shqiptare në mbrëmje, maturantët dhe studentët e ekselencës folën edhe për përshtypjet e para duke e cilësuar këtë udhëtim një eksperiencë të jashtëzakonshme, pasi u ndjenw të vlerësuar që ishin ata pasagjerët e parë me një markë shqiptare në fushën e aviacionit shqiptar.
Udhëtimi Kuqezi për të rinjtë ishte një vlerësim ndaj dhe uruan jetëgjatësi për “Air Albania” përreth globit dhe vlerësuan që shqiptarët do të udhëtojnë në vijim nën logon kuq e zi.
Pjesë e grupit shoqërues ishte edhe zëvendësministri i Arsimit, Shpat Kolgega i cili deklaroi se kjo është dita më e bukur e aviacionit shqiptar.