Eh, si ia solli Zoti Qenan Ismailit! Të turpurohet që dikur na paska qenë Myfti i Shkupit ndërsa me nostalgji ta kujtojë kohën kur ishte i angazhuar në OH “Kalliri i Mirësisë”, fakt këtë që e fshiu nga CV-ja e vet, sepse për këtë angazhim 15-vjeçar turpërohej nga Sulejman Rexhepi! Medet!
Shkruan: Qefsere Raman
Pas përfundimit të “myftillëkut” në Muftininë e Shkupit, nga ana e Prof. Rexhep Jusufit, kjo Myfini për disa muaj ngeli pa myfti. Reisi ilegjitim, Sulejman Rexhepi, u mundua shumë, kërkoi nga shumë persona që ta pranonin këtë titull por, asnjëri nuk pranoi. Nuk pranuan as miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, sepse, që të gjithë e dinin se me çfarë problemesh gjigante përballet ky organ. Dhe, vjen në shprehje paradoksi. Armiku 15 vjeçar i Suejman Rexhepit, ulet në sofër të përbashkët, dhe, duke ngrënë, pranon të bëhet “organ” i Sulejman Rexhepit dhe t’i shërbejë me “besnikëri” e me “devotshmëri”! Le të bëjë çfarë të dojë Sulejman Rexhepi, ia realizoj të gjitha planet dhe kërkesat, vetëm të bëhem Myfti! Qenan Ismaili, njëri nga urrejtësit më të mëdhenj të Sulejman Rexhepit, i etur për poste, i thyen të gjitha parimet miqësore dhe, vihet në shërbim të armikut të vet. Kjo as nuk ka ndodhur dhe as që është parë dikund! Sulejman Rexhepi, i cili publikisht përmes “Zërit të Amerikës” “shoqatën” e Qenan Ismailit (FRI-në) e pat quajtur “filieale të UDB-së” ndërsa drejtuesit e kësaj shoqate i quante “bashkëpunëtorë të policisë sekrete maqedonase”, sakaq, e bëri “filiale” të vetin!
Në sofrën e “Konakut”, aty ku ra ujdia, u morën vesh, i pranuan sferat e interesit personal, i përgatitën projekte, planet akcionale dhe, iu qasën punës! A e kupton magjistri i ikrave të peshkut, i valvulave të ajrit të troftës, se çka do të thotë projek! Çka do të thotë plan akcional! A e kupton se si organ i varur nuk mund të zhvillojë bisnes personal, por që mund të korruptohet me pak dhe pastaj tërë kohës të shantazhohet dhe të jetë shërbëtorë i bisnes-interesave të huaja?
Tre vite rresht, para se teologu, magjistri i turizmit dhe kulinarisë, Qenan Ismaili, të pranonte të bëhej “organ” i Sulejman Rexhepit, vazhdimisht shkruhej, trumpetohej e thuaj se si po kriminalizohet BFI-ja! Tre vite shkruhej se si synimi parësor ishte degradimi i tërësishëm i vakëfit të Myftinisë së Shkupit, ndërsa, ky farë magjistri, shkon dhe pranon të bëhet bashkëpjesëmarrës në këtë mëkat fatal për Myftininë e Shkupit dhe më gjërë! Për më keq, për faqe të zezë, Mr. Qnan Ismaili, në biografinë e vet që e ofroi, për hirë të Sulejman Rexhepit i cili nuk i duronte organikisht kierarkinë e shoqatës ku shërbene paraprakisht Qenani, shkon dhe e fshinë një fakt shumë të rëndësishëm, shumë human, shumë njerëzor! I vie turp të pranojë se ka punuar 15 vite në Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë”! E mohon këtë fakt për hirë të “planit aksional” për t’i shtuar dhe grumbulluar edhe më shumë problmet e kësaj Myftinie! Sepse, kështu i kishte thënë “mentori i ri” i tij: sa më llugë Myftinia e Shkupit, aq më mirë për “rijasetin”!
Qenan Ismaili, tre vite më vonë, do të detyrohet që të bëhet palë me ata që do ta shkarkojnë Sulejman Rexhepin duke e akuzuar (me të drejtë) se e ka shkelur Nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së! Po Qenan Ismaili çka shkeli gjatë kohës sa ishte krah i djathtë i Sulejman Rexhepit?
Do të pranohej si pendesë, do të pranohej si vetëdijësim dhe reflektim, do të pranohej si person i pavarur dhe profesional, do të pranohej se ka pasur “plan akcional” Qenan Ismaili, vetëm nëse publikisht do të dalë e të tregojë se, sa dyqane të Myftinisë së Shkupit i menaxhon Sulejman Rexhepi, çka u bë me ish-objektin e Myftinisë së Shkupit, çka po ndodhë me vakëfin “Ibni Pajko”, dhe, në veçanti, çka po ndodhë me pronën “Komunaleci” të Myftinisë së Shkupit e cila u uzurpua dhe aty dikush hodhi gurëthemelin e Hotel “Isra”, të BFI-së! Çka po ndodhë me këtë Hotel! Kush është pronari i vërtetë, cila është leverdia e Myftinisë së Shkupit. Kush po ndërton aty, me cilët para po ndërtohet, kush përfitoi nga 20 për qind prej “hotelit” etj. etj.!
Si duket, Qenan Ismaili u mërzit duke qenë nën urdhërat e atij i cili e akuzoi me kompetencë si “filiale e UDB-së maqedonase” dhe, më 27 maj të këtij viti vulosi vendimin për shkarkimin e tij!
Por, një javë më parë Qenan Ismaili kishte deklaruar se Sulejman Rexhepin e ka frymëzim për shtyerjen e punëve përpara! Tani, si do t’ia bëjë pa këtë frymëzim? Si do ta shtyej pa atë dorë të Sulejman Rexhepit që e paska ruajtur nga mbrapa Qenan Ismailin? Si do ta ruaj prapanicën dhe si do ta sigurojë perspektivën pa Sulejman Rexhepin?
Vetëm këto dy brenga që mund t’i kuptohen Qenan Ismailit në tërë atë deklaratë! Po, i kuptohen edhe nja dhjeta budallallëqe, kuptohet tërësisht se është “fluturak”, se e ka kompleks vetëlavdërimin, se është i hutuar, se është i zbrazët në mendim, se nuk di çka flet, se është i thatë në mendime, ndonëse mbanë titullin magjistër i turizmit dhe kulinarisë! Ai, për më keq, del edhe “myfti” diletant! Nuk e njeh Kushtetutën e BFI-së, nuk e njeh rregulloren e Myftinisë, nuk i njeh organet, institucionet, shoqatat, organizatat e BFI-së dhe, si pasojë e kësaj injorance, ai tërë kohës Myftinisë i thotë “institucion”, ndërkohë që është organ, kurse Institucion fetar është BFI-ja!
Ja për shembull, ja se çfarë deklarate televizive ka dhënë Mr. Qenan Ismaili: “Në momentin kur unë udhëheqi me institucionin Muftini e Shkupit që ëshë institucion shumë i rëndësishëm për Bashkësinë Fetare Islame, dhe shumë normale që edhe prej brenda ndoshta paraqiten momente dhe persona të cilët janë skeptik për ngritjen profesioale të këtij Institucioni, por edhe nga ana tjetër edhe levizje dhe zëra të imputimeve negative të qarqeve të ndryshme, shumë i rëndësishëm ishte motivimi, energjia pozitive që e jepte Reisul Ulemaja që me të vërtetë gjithë atë plan strategjik që e përgatitëm, planin akcional, veprimet, angazhimet, përputhshmërinë tonë me ligjet e shtetit dhe, nga ana tjetër, në shërbim të jetës fetare, ai, Haxhi Sulejman Rexhepi ishte ajo fryma, ai inspirimi pozitiv, që ne si myslimanë në përgjithësi por edhe si Myftini, se si duhet të ngrisim pozicionin tonë.”
Është një periudhë e stërgjatur, e përbërë prej dy-tri frazave, që thurret nga 11 fjali të zgjeruara dhe të thjeshta! Ky defekt është karakteristikë e snobëve, e diletantëve, që për të dëshmuar se janë shumë të dijshëm, tollovisin fjali, i japin zor për fraza të gjata, të thonë sa më shumë fjali dhe mos të kuptojë asgjë receptori. Receptori duhet të mahnitet me “aftësinë” e ligjëruesit për të thënë shumë gjëra dhe, me këtë, të kompleksohet vetë receptori se është i papërgatitur dhe i paaftë për ta thithur tërë atë që e flet snobi! Kjo është karakteristika e ish-organit të Sulejman Rexhepit, Mr. Qenan Ismailit.
Në periudhën e dytë të kësaj deklarate televizive të Qenan Ismailit radhiten këta “magaritarë”: “Besoj se atë çka e ka bërë për Myfrtininë e Shkupit, brenda këtyre viteve deri sa jamë unë në krye të kësaj Myftinie, e ka bërë edhe për Institucionet e tjera, kurse rezultatet shifen. Për atë shpeshë kam thënë dhe sërish po e them se, shumë e rëndësishme është që në momentet e vështira të keshë një krah shtytës, të fortë, të fuqishëm i cili të mbronë nga mbrapa që të ecësh dhe të çashë rrugën drejt anëve pozitive dhe të mirave në shërbim të jetës fetare.”
Pra, Qnan Ismaili mburret me rezultatet e arritura të Sulejman Rexhepit, të cilin e lavdëron dhe e mburrë si “fuqi” që të mbronë nga mbrapa! Sakaq, i harron të gjitha këto cilësi të Sulejman Rexhepit, që e bëjnë krenar Qenan Ismailin si “Myfti” i Shkupit dhe, e shkarkon Sulejman Rexhepin!
Një është e sigurtë: radhitet në krahun e shkarkuesve vetëm nga inati se pse u vu në lojë dhe pranoi të bëhet Myfti në kundërshtim me Kushtetutën, pa kompetenca dhe me synime për ta kriminalizuar deri në shkatërrim BFI-në!
Pra, njeri pa asnjë ditë përvojë punë në BFI, me 15 vite luftë frontale kundër BFI-së, që nuk e ka njohur kurrë për kryetar të BFI-së Sulejman Rexhepin, po nga Suejman Rexhepi manipulohet, tallet duke ia vënë “kurorën” e Myftiut të Shkupit, pa kurrfarë merite dhe me afinitete të shumta për t’u vënë në shërbim të djallit. Kjo të ndodhë kur të pranoshë dhe kur të lutesh të të bëjë Zoti rezil dhe të refuzueshëm nga shoqëria, nga miqësia, nga shokët, nga familja, nga vetëvetja! S’ka më keq!
(P.s. Si autore e këtij shkrimi, jam ish-nxënëse e këtij “mësuesi fetar”, i cili dikur na mësonte pa kurrfarë metodologjie, pa kurrfare konspekti pedagogjik dhe pa kurrfare përgatitjesh profesionale. A nuk është ky një perversitet i llojit të vet? Tallje me shtresën më të çiltër që është në gjendje të regjistrojë në tru vetëm atë që ia ofron. Nga perspektiva e sotshme, jam e bindur se ky farë “mësuesi” na ka dezinformuar, na ka çorientuar dhe, këtë binje ma përforëcon fakti që ai ka pranuar titullin “myfti” për t’u radhitur në aradhat e “ushtrisë së djallit”! Unë, myslimane e këtij vendi, një njeri të tillë nuk e pranoj për myfti!)